Vjen plot hijeshi Romina Aliaj me “Paske lotët gurë gurë”!

Sapo është publikuar kënga e shoqëruar me klip e këngëtares bukuroshe Romina Aliaj. Ajo sjell një këngë dasme me motive të tabanit të muzikës së jugut “Paske lotët gurë gurë” dhe duket që është pëlqyer që në ditët e para të lancimit. Me muzikë të vetë këngëtares, orkestrimi të Rino Boçit, tekst i marrë nga populli në bashkëpunim me Fako Aliajn dhe me klip të realizuar nga Max Production, një ndërthurje elementesh kanë bërë që Romina të vijë sa e hijshme, me sharm por edhe aq afër publikut të saj. Në i urojmë suksese Rominës dhe ju ftojmë të dëgjoni këngën në linkun më poshtë dhe pse jo edhe të kërceni me të…!

https://youtu.be/Ft_IvhYUVyI