Vjollca Qerimi nga Kërçova mbrojti me sukses titullin Dr.sci në shkencat e Farmacisë pran Universitetit Shën ” Kirilit dhe Methodi” Shkup

Vjollca Qerimi e cila mbrojti me suksese të larta titullin e Dr.sci në shkencat e Farmacisë pran Universitetit Shën “Kirili dhe Methodi “në Shkup me sukses më të lartë.

Vjollca Qerimi Fkulltetin në Farmaci e ka kryer në Prishtinë për të vazhduar pastaj Masterin në Zagreb.

Studimet për shkencë i ka vazhduar ku në të njejtin institucion edhe punon University of Medical Informatics and Technology,Hall of Tirol Austri,Department of Public Health and Health Technology.

Gjithashtu ajo është studiuese e Erasmus Medical Center për shkenctarët më të mirë në lëmijët studiuese.

Por ajo këtë mund dhe sakrificë shkencorë i’a dedikon motrës së sajë Bora Qerimi magjistre e shkencave në Stamotologji e cila kohë më parë ndëroi jetë në kushte ala të panjohura gjatë lindjes në një nga klinikat e Shkupit!

Dedikuar Motrës dhe rinisë sonë!

Vjollca Qerimi

“Ju falemonderoj për prezencën dhe përkrahjen tuaj familjarë, miq dhe më të dashurit e mi!

Të shikoja një ringjallje të buzëqeshjes përplot krenari në fytyrën e më të dashurve të mijë ishte arritja më e madhe e personalitetit dhe karierës time që fitova të hënën e kësaj jave!

Miqtë më të afërt i pata aty, më të shtrenjtit e mijë me mbanin dorën, më morrën nervozizmin, dhe më jepnin kurajo dhe vullnetin që të arrija të realizoja pasionin tim shkencorë… Ishte një ndjenjë përplot me emocion dhe fortësi!

Ajo që më mungoi deri në pafundësi në karriket e reshtit të parë ishte Bora ime!!! Na mungove të gjithëve Engjëllushja Jonë! Por un të ndjeva aty në mesin e çdonjërit nga ne, në lotët dhe krenarinë tonë për ty, ishe në mesin e faqeve të shkrimit, aty ku do mbetesh gjithmonë ti dhe buzeqeshja jote, motivi yt për jetën dhe punën, dashuria dhe pasioni yt për shkencat mjekësore dhe humanizmin… Ti do jetosh përgjithmonë në mesin tonë, motra ime e shtrenjt!
Un vazhdoj t’i lutem çdo ditë Zotit të na tregojë rrugën e drejt dhe të pranushme që të morri pranë vetes dhe neve na’i la detyrën që të bëjmë kujtimin për emrin tënd të përjetshëm dhe të kujdesemi për Ëngjullin e vogël që na i besove!

Miq dhe familjarë, Ju faleminderoj për urimet tuaja gjithandej!

Shpresoj që pasioni im ndaj dijes dhe ky titull, të më mundësojë të jem një hap më afër rinisë që është në kërkim të rrugës drejt dijes dhe të kontriboj në zhvillimin akademik dhe edukativ po edhe të Univerziteteve Tona!