VMRO dhe LSDM përplasen për pagën shtesë të Janevës

Krahasuar me pagën mesatare, a do të bënte dikush krim për 200 denarë. 50.000 euro është një shumë e vogël në krahasim me 157.000 eurot e marra si shtesa për besim nga ana e ish prokurores speciale Katica Janeva. Kështu është shprehur zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski, duke hapur dyshime nëse shuma e parave të marra nga Janeva në rastin”Zhvatja” ishte vërtetë 50 mijë euro. Ai thekson se fakti që Qeveria ka lëshuar para

Naum Stoilkovski, zëdhëmës i VMRO-DPMNE-së
“Ajo që hap më shumë dyshime është se përse Qeveria ka lëshuar para direkte ndaj Katica Janevës, si prokurore publike. Kur Qeveria lëshon para direkt ndaj një prokurori publik kjo domethënë vetëm një gjë edhe atë plotësim dhe pritje për plotësim të presionit politik, të cilën e zbatonte Katica Janeva. Por tani ajo shumë e të hollave, hap dyshime edhe më të mëdha për lartësinë për të cilën bëhet fjalë në rastin “Zhvatja”, për të cilën është e akuzuar Katica Janeva. 50 000 euro në krahasim me shuma të tilla është shumë e vogël, krahasuar me atë që mund t’i binte në duar dhe në përgjithësi që diçka do ta nxiste për të hyrë në një lojë të tillë, aferë të tillë. Të shkojmë me krahasim me pagën mesatare, a do të bënte dikush krim për 200 denarë“.

Ndërkaq për Sasho Bogdanoviqin e LSDM-së 157 000 eurot e destinuara si para shtesë për prokuroren speciale, është e rregulluar me Ligj, pasi sipas tij, ajo nuk bënte punë të rregullt, por menaxhonte diçka që ishte me karakter të ndjeshëm. Duke u thirrur në ligjin e prokurorisë speciale, Bogdanoviq thotë se nëse dikush angazhohet në mënyrë rreptësisht të besueshme, apo për sekrete shtetërore, atëherë duhet të paguhen në përputhje me rrethanat.

Sasho Bogdanoviq, LSDM
“Ligji për prokurori publike speciale nuk bëhej fjalë për punë të rregullt normale, por menaxhim me diçka që ishte me karakter mjaft të ndjeshëm. Kështuqë ata njerëz posedojnë materiale të caktuara të cilat vërtetë duhet të kenë çertifikata të caktuara, trajnime dhe të jeni të rreptësisht të besueshëm, që të mund t’i ruani. Nëse në ligj qëndron se ata duhet të marrin shtesa të caktuara, ju nuk mund t’i ikni asaj, nëse i angazhoni që të punojnë në mënyrë rreptësisht të besueshme apo për sekret shtetëror, atëherë do të duhet t’i paguani në përputhje me rrethanat. Nuk është kjo vetëm te PSP, besoj se edhe në të gjitha institucionet tjera”.

Reagimet e tilla vijnë pas publikimit të informatave se ish prokurorja speciale Katica Janeva, përveç pagës së rregullt ka marrë gjithësej 157.000 euro, para shtesë.