VMRO-DMNE me konkurs do të përzgjedh kandidatin për president të shtetit

Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që duan të bëhen kandidat presidencial i VMRO-DPMNE-së, do të mund të aplikojnë në konkursin i cili pritet të publikohet më së voni deri më 11 janar, kështu ka vëndosur mbrëmë udhëheqësia e kësaj partie.

Konkursi do të jetë i hapur për 10 ditë pas çka do të vijojë konstatim i personave dhe shqyrtim i kërkesave përmes aktiviteteve dy javore. Konventa zgjedhore në parti është paraprë të mbahet më 16 shkurt kur do të prezentohet personi me të cilin VMRO-DPMNE do të kandidojë në garën presidenciale.