VMRO-DPMNE a do bashkohet me ndonjë parti shqiptare për zgjedhjet presidenciale, ja çka thotë Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është pyetur nga Klan Maqedoni se a do bashkohet me ndonjë parti shqiptare për të garuar me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale.

Ja si është përgjigjur:

Kryetar në Republikën e Maqedonisë bëhet ai kandidat që e merr besimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Gjegjësisht ai kandidat që ka fituar më së shumti vota nga të gjitha bashkësitë etnike të Republikës së Maqedonisë.

Ne kemi komunikim permanent me kryetarët e partive politike që janë përfaqësues të bashkësisë etnike shqiptare. Ajo që këto takime nuk janë zyrtare, nuk do të thotë që ne nuk kemi komunikim permanent. Përkundrazi, komunikimi zhvillohet në disa nivele, përfshirë këtu edhe në nivel kryetarësh.”, theksoi Mickoski.