VMRO-DPMNE-ja do të bojkotojë ndryshimet kushtetuese

VMRO-DPMNE-ja dhe grupi parlamentarë nuk do të marrin pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, theksoi në konferencë për shtyp deputeti Antonio Milloshovski, duke thënë se janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Ne nuk do të japim legjitimitet kësaj farse. Ata që kanë premtuar ta bëjnë këtë, po shkelin Kushtetutën. Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj”

Ai theksoi se procesi i ndryshimeve kushtetuese është në kundërshtim me vullnetin e popullit të shprehur në referendum.

“Dhe ne e respektojmë atë, është obligimi ynë, sepse populli na dha besimin,” – tha Milloshovski.