VMRO kërkon dorëheqje nga Spasovski: Për një muaj 520 vjedhje vetëm në Shkup

Orce Gjorgjievski nga VMRO sot përmes një konference për shtyp ka kërkuar që ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski të dorëhiqet nga funksioni pasiqë vetëm gjatë muajit janar në Shkup janë paraqitur 520 raste të vjedhjeve të rënda.

“Mbi 520 familje janë traumatizuar dhe vjedhur, më shumë se 20 në ditë, e që është më tragjike ministri Spasovski rrin duarkryq, zbulimi i rasteve është ulur në 2% pasiqë zbulohen rastet kur kriminelët nuk paguajnë dhe nuk bashkëpunojnë me pushtetin”, thekson ai.

Gjorgjevski shton se nuk ka vend në Shkup që muajin e fundit nuk ka ndodhur vjedhje. ‘Me të madhe vidhet në shtëpi, dyqane, markete e automobile. E me këtë alarmante është se pushteti i LSDM lëshoi në liri mbi 850 të dënuar për vjedhje në rrugë e për këtë Shkupi është në kaos”.