VMRO: Kiracovski dhe LSDM, jetojnë jashtë realitetit

VMRO DPMNE vlerëson se deputeti i LSDM-së, Kiracovski, njësoj si partia e tij, jeton jashtë realitetit.
Për opozitën maqedonase, 2018 ishte viti kur Kushtetuta u shkel, vit i persekutimit politik, kriminelëve të liruar nga burgjet dhe korrupsionit në rritje.

Këtë vit, borxhi publik u rrit në një rekord prej 5 miliardë euro në borxhe të panevojshme. Edhe pse qeveria paralajmëronte se do të rrisë BPV-në në 54,5%, viti do të përfundojë me rritjen më të ulët rekord të BPV-së jo vetëm në Europë por në të gjithë rajonin akuzojnë nga VMRO, sipas së cilës, kjo gjendje është pasojë e mos punës dhe paaftësisë së kësaj qeverie për të realizuar të paktën gjysmën e investimeve kapitale që vetë i ka planifikuar.

Qytetarët po varfërohen, po pasurohen vetëm funksionarët e LSDM-së përmes granteve shtetërore, akuzojnë nga VMRO, duke përkujtuar se qeveria Zaev nuk ka filluar ndërtimin e asnjë rruge, shkolle, salle sportive apo kino salle, as autostradat e premtuara, as rrogën mesatare prej 500 eurosh apo rritjen e rrogave të mjekëve në 100 mijë denarë. Sipas tyre deputeti I LSDM-së jo vetëm që gënjen qytetarët, por beson edhe vetë në gënjeshtrat që thotë.