VMRO: Mirëqenia e qytetarëve një nga segmentet më të rëndësishme

Mirëqenia e të gjithë qytetarëve është një nga segmentet më të rëndësishme të programit të VMRO-DPMNE-së. Në Projekt programin Ripërtëritje parashihet ndihmë reale e grupeve të ndjeshme të qytetarëve.

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të vazhdojë të ndërtojë kopshte të reja me të cilat do t’i rrisim kapacitetet për kujdes për fëmijët. Kopshte të fëmijëve do të hapen në Manastir, Ohër, Kisela Vodë, Gjorçe Petrov, Koçan, Kërçovë, Resnjë, Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Aerodrom. Hapja e kopshteve në institucionet shtetërore, si dhe ndihma financiare për ndërmarrjet private që dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ky projekt do të krijojë vende të reja pune. Për shkak të rritjes së sigurisë së fëmijëve, si dhe kontrollit dhe mbikëqyrjes më të madhe mbi punonjësit në këto institucione, do të vendoset video mbikëqyrje, mënyra e përdorimit të së cilës do të jetë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe abuzimi nuk do të lejohet. Kopshte falas për të gjithë fëmijët nga familje me të ardhura të ulëta.

Në mënyrë shtesë për grupet e ndjeshme të qytetarëve parashohim subvencionim të shpenzimeve për konsum të energjensëve të jetë në lartësinë e vlerës së faturës, ndërsa më së shumti deri 1000 denarë në muaj për faturat e paguara gjatë vitit.

Premtojmë patentë shoferë falas për personat me status të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror.

Një nga projektet më të rëndësishme të Qeverisë së re të VMRO-DPMNE do të jetë hapja e qendrave të kujdesit ditor për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Ne parashikojmë një grant financiar nga burime vendase ose ndërkombëtare të realizuara përmes një konkursi publik për hapjen e 5 shtëpive për të moshuarit nga kompani private.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të formojë sistem të kombinuar të kuotave për personat me aftësi të kufizuara, si dhe stimuj aktivë.

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të vendosë tolerancë zero për format e ndryshme të dhunës, ndaj të cilave janë të ekspozuara gratë.