Vrasësi në Prishtinë telefonoi djalin: Ta kam vra nënën dhe gruan tash do ta vras edhe veten

60-vjecari Hasan Krasniqi në Prishtinë po dyshohet se ka kryer vrasjen e bashkëshortes së tij, resë dhe në fund ka bërë edhe vetëvrasje. Nga vendi i ngjarjes tregojnë se Hasan Krasniqi kishte telefonuar djalin e tij për t’i treguar krimin që kishte bërë.

I kishte thënë se pas dy vrasjeve, tash do ta vras edhe veten.

Sipas banorëve problemet mes Krasniqit dhe bashkëshortes së tij, kishte pasur edhe në të kaluarën. Madje, sipas tyre policia kishte gjetur edhe armë pa leje tek Krasniqi. Në anën tjetër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kishte konfirmuar më herët se Hasan Krasniqi kishte pasur probleme psikike.

“Vjehrri e ka vra gruan e vet edhe renë e vet edhe ka bërë vetëvrasje, këto janë informacionet e para, momentalisht nuk kemi asnjë informacion më shumë, prokurori është duke shkuar në vend të ngjarjes”, ka thënë Beka.

Sipas banorëve, pas përleshjes fizike mes Hasanit, gruas së tij dhe resës, ai kishte dërguar tek fqinjët mbesën 2-vjeçare, e më pas ka kryer krimin.

Banorët po ashtu deklarojnë se pas vrasjes Hasani kishte telefonuar djalin e tij, Kreshnikun, duke i thënë se ia ka vrarë nënën, gruan dhe se tash do të bëjë edhe vetëvrasje.