Vrasja në Istog, arrestohen 2 të dyshuar

Lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhur sot pasdite në Istog, ku u vra polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj, janë arrestuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Gashi tha se janë ndaluar dy persona të afërt të grabitësit.

Sipas prokurores, të ndaluarit dyshohen për ndihmë në aktin e grabitjes.

“Gjatë aksionit që e kemi ndërmarrë kemi ardhë deri tek informata për dy persona të cilët e kanë ndihmuar personin që ka kryer grabitjen në bankë dhe e ka qëlluar policin me armë. Ata janë të afërm të tij, njëri nga ta ka qenë i dyshuar për një tentim vrasje. Personat në fjalë janë U.M dhe Y.M.”, tha prokurorja Sahide Gashi.

Dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, shtoi prokurorja e rastit.

Ky është polici që u vra në Istog, pas përplasjes me armë zjarri me grabitësit

Të shtëna me armë pati pasditen e sotme në Istog.

I vdekur ka mbetur një person i cili dyshohet se tentoi të plaçkit një bankë.

Pas shkëmibmit të armëve, një polic ka mbetur i plagosur. Indeksonline mëson se pjestari i PK-së që ka mbetur i plagosur është I.Demaj.