Vrasja në Shkup, arrestohet një person

Nga Prokuroria Themelore Publike kanë njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë bërë hetim në lagjen Dame Gruev, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Prokurori Publik menjëherë ka lëshuar urdhër për grumbullimin e të gjithë gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe ekspertizën e tyre, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
“Afër trupit të ndjerit është gjetur një makinë ‘Pasat’ me targa të Shkupit, me të cilin sipas të dhënave të para është drejtuar nga i ndjeri. Makina është marrë këtë mëngjes dhe është duke u bërë përpunim krim-teknik”, kanë thënë nga Prokuroria Publike.
Ata po ashtu kanë njoftuar se një person është ndaluar në stacion policor, por ende po bëhen hetime për lidhjen e tij direkte me rastin në fjalë.Nga Prokuroria Themelore Publike kanë njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë bërë hetim në lagjen Dame Gruev, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Prokurori Publik menjëherë ka lëshuar urdhër për grumbullimin e të gjithë gjurmëve të gjetura në vendngjarje dhe ekspertizën e tyre, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
“Afër trupit të ndjerit është gjetur një makinë ‘Pasat’ me targa të Shkupit, me të cilin sipas të dhënave të para është drejtuar nga i ndjeri. Makina është marrë këtë mëngjes dhe është duke u bërë përpunim krim-teknik”, kanë thënë nga Prokuroria Publike.
Ata po ashtu kanë njoftuar se një person është ndaluar në stacion policor, por ende po bëhen hetime për lidhjen e tij direkte me rastin në fjalë.