Vuçiç: Pa Rusinë s’ka zgjidhje me Kosovën; Putin: Të respektohet Rezoluta 1244

Dialogu Beograd-Prishtinë ishte një prej temave të përmendura gjatë konferencës së përbashkët për media mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç.

“Pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën”, është shprehur Vuçiç, duke shtuar se: “Pas taksës 100% dialogu është bllokuar. Nuk jam optimist, mendoj se zgjidhja nuk është afër”.

Ndërsa Putin ka deklaruar se Rusia ka qenë gjithmonë aktive në çështjen e Kosovës “BE është udhëheqëse e dialogut, mirëpo ka realizim të ulët të marrëveshjeve”, është shprehur ndër të tjerash ai. “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar”.

“Sipas Rezolutës 1244 është paraparë që të ketë numër të caktuar të forcave serbe në Kosovë. Duhet të respektohet e Drejta Ndërkombëtare. Mosrespektimi i Rezolutës 1244 është gjë e rrezikshme”, tha Putin.