Vuçiq: Jemi në situatë të vështirë rreth Kosovës, nuk pajtohem me Trumpin!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Serbia është në situatë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën, percjell Fakte.

“Jemi në situatë të vështirë e të vetmuar lidhuri me Kosovën sepse të gjitha vendet në rajone e kanë njohur pavarësinë e saj”, citon “novosti” të ketë thënë Vuçiqi pas takimit me Mogherinin.

Duke e komentuar letrën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, ai ka thënë se mendon se SHBA-ja është për kompromis, porse Beogradi e Prishtina nuk janë afër zgjidhjes.

“Letra e Trumpit më thotë se SHBA–ja është e interesuar që negociatat të përfundojnë me kompromis, se presidenti për herë të parë është haptas i përfshirë në proces, por nuk pajtohem e të se jemi në fazën finale, nuk jemi afër zgjidhjes”, ka thënë Vuçiq.

Ai në fund ka treguar se nuk ka pasur takim me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçin.

“E kam parë në drekë, m’u afrua, por sot nuk kemi folur ndonjë gjë”, ka thënë Vuçiq.