Në pres konferencën e Kryeparlamentarit Talat Xhaferi për shpalljen e Ligjit të gjuhëve në Gazetën zyrtare tha:
”Ligji për përdorim të gjuhëve parashikon dhe sanksionon afat prej gjashtë muajve, që të vihet në zbatim Neni 7 për përdorim të gjuhëve. Unë mendoj se në atë afat do të realizohen të gjitha veprimet e nevojshme për punë dhe për tu realizuar kjo çështje për të cilën ju e parashtruat si pyetje”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi në pyetjen e gazetarit të Alsat-M, se kur do të ndryshojë tabela prapa juve dhe të shkruhet edhe gjuha shqipe.