Xhaferi dhe Vlora publikojnë këngën më të re të titulluar “Nusja jonë”

Me tekst nga vet Xhafer Ahmetaj dhe orkestrim nga Rrahman Kryeziu, çiftit tashmë i njohur ka sjellë një tjetër projekt në prag të ahengjeve familjare.

Xhaferi dhe Vlora publikojnë këngën më të re të titulluar “Nusja jonë”, një projekt që i kushtohet çifteve të reja të cilët edhe i japin fund beqarisë.

Të dy artsitët nga Prizreni sjellin këtë herë një projekt mjaft të bukur për çiftet e reja me motive dasme.

Hitin më të ri në versionin popullor mund të ndiqni në vazhdim: