Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk mohoi se ka nisma për ligj për privilegje deputetësh. Ai deklaroi se nuk mund të komentojë derisa nuk e sheh tekstin e ligjit.
“Ideja si ide mund të ekzistojë, mund ta propozojë secili deputet. Por, tek unë nuk ka arritur asnjë tekst apo draft-verzion të Ligjit për deputetët. Mund të deklarohem pasi ta shoh”, deklaroi Xhaferi.
Ndërkaq, në bisedë paraprake me gazetarët, kryetari i Kuvendit tha se në shumë vende në botë, në mënyrë ligjore është rregulluar statusi i deputetëve pas përfundimit të mandatit.