Xhaferi: Ushtria e drejtë e Kosovës, askush s’ka të drejtë të përzihet

Vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është e drejtë e shtetit të Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendëshme të sajë.

Kështu u përgji kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i pyetur të komentojë vlerësimin e kryeministrit Zaev se nuk ishte koha për një vendim të tillë. Ai në emisionin “Argument” në TVM2 tha se si kryetar i Kuvendit, për themelimin e ushtrisë së Kosovës i ka uruar autoritetet kosovare.