Xon Oxa pas hiteve producenti i parë shqiptar në Universal Music?

Ai ka lindur në Zvicër por me origjinë është nga Ferizaj ndërsa me muzikë si solist në hip-hop ka nisur në 2002 e që nga viti 2010 si producent. Po flasim për Rezon Hoxha apo siç njihet në art si Xon Oxa. Për ta njohur më mirë ai ka krijuar këngën e Majk me titull “Qikita” dhe këngën më të re të reperit 2Ton që sapo ka dalë me titull “Faj”. Por producenti i hiteve punon edhe për artistë të huaj në Zvicër dhe Francë ndërsa si i tillë është pjesë e labelit BNDLSS si dhe ka krijuar këngë për këngëtarin e famshëm afrikan Tshanda Sangwa dhe albumin e reperit të njohur Boula-Z që quhet “Bandit” vitin që shkoi. Të tjera hite priten të dalin nga duart e tij si dhe pritet që Xon Oxa të jetë i pari producent shqiptar në labelin botëror Universal Music e ku ai është në marrëveshje pë të pasur një kontratë.