Ylldrita Seferi Salihu: Ringritje ekonomike dhe mirëqenien për të gjithë

Sot, në fushatën elektorale, zyrtarët e lartë të BDI-së, Ylldrita Seferi Salihu dhe Agim Nuhiu, kanë zhvilluar fushatën zgjedhore me qytetarët, ku kanë diskutuar për platformën ekonomike.

Ekonomia është fokus i programit e ofertës për qytetarët, sepse, mirëqenia ekonomike është prioritet i BDI-së, është cekur në takim, ku u dhanë shpjegime për përkrahjen dhe subvencionet në ekonomi.

BDI, ka cekur znj. Seferi-Salihu dhe z. Agim Nuhiu, ka parashtruar një program ambicioz ekonomik, për ruajtjen dhe stimulimin e kompanive të mëdha, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Pas takimit, në rrjetin social, znj. Seferi-Salihu ka shkruar:

Bashkë me z. Ministrin e MPB Agim Nuhiu, duke biseduar për planin tonë, për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër.

PërKryeministrineParëShqiptar

BDI