Z. Imer Lladrovci, shef i Konsullatës së bashku me z. Rainer Wieland, zëvendës president i Parlamentit Evropian, organizuan bashkëbisedim të shtetasve të Kosovës

Bashkëbisedimi u zhvillua me komunitetin shqiptar nga Kosova, studentët, mjekët dhe drejtues të shoqatave shqiptare në këtë njësi federale të landit Baden-Württemberg.

Këtë aktivitet e moderoi avokati, njëherësh kryetari i Shoqatës Gjermane-Kosovare, z. Jens Kuderer.

Pas fjalës përshëndetëse të shefit të Konsullatës së Përgjithshme, Konsullit Lladrovci, studentët dhe intelektualët shqiptarë parashtruan pyetje për kandidatët për deputetë, nga radhët e CDU-së, për disa fusha, kryesisht për pagesat e larta të studentëve që vinë jashtë BE-së, për mundësi të marrjes së punëtorve nga Kosova, pasi ka kërkesa të shumta nga firmat gjermane, etj.

Kandidatët për deputetë ju përgjigjen të gjitha pytjeve dhe e vlerësuan bashkëpunimn si shumë të qëlluar dhe të dobishëm, në veçanti debati rreth çështjeve me rëndësi dhe interes të dyanshëm.

Ky diskutim e bashkëbisedim u zhvillua duke ju falënderuar Zv. Presidentit të Parlamentit Ecropian, Rainer Wieland dhe Konsullit Imer Lladrovci për këtë ide shumë të qëlluar në prag të fushatës për zgjedhjet në këtë land të Gjermanisë.