Zaev dhe Bekteshi sot mbikqyrën gjendjen momentale në doganën e Qafëthanës

Pothuajse kanë përfunduar punët ndërtimore në vënien e sistemit one-stop-shop me Shqipërinë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bashkë me kryeministrin Zoran Zaev sot
kanë bërë mbikëqyrje të gjendjes momentale të terminalit doganor
në vendkalimin kuitar Qafë Thanë.
Me hapjen e terminalit, siç dihet, “do të mundësohet kontrollim I plotë
elektronik i dokumenteve, kompa&bile me vendet e BE-së”.
“Në vi&n 2018 këmbimi i përgjithshëm tregtar me Shqipërinë ka qenë 166.1
milionë dollarë dhe është realizuar rritje e këmbimit bilateral tregtar prej 15.7 për
qind. Me sistemin one-stop-shop në vendkalimin kutar në Qafë Thanë
bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik do të rritet, rrjedha e mallrave dhe
shërbimeve do të jetë i shpejtë, ekas dhe i sigurt”, është shprehu me këtë rast
ministri Bekteshi, duke shtuar se hapja e terminalit do të forcojë gjithashtu
këmbimin tregtar të mallrave dhe do të zvogëlojë pritjet në vendkalimin.
Ndryshe, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryeministri Zoran Zaev dhe
drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski sot në Ohër patën takime me
dyqanxhinjtë dhe zanatçinjtë në Çarshinë e Ohrit si edhe pronarë hotelesh nga ky
rajon. Biseduan për kushtet e punës dhe rëndësinë e masave qeveritare për
mbështetje si edhe për mendimet dhe propozimet për zhvillimin e turizmit