Zaev: Janë marrë vendime të guximshme që mund të kushtojnë me karrierë politike

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për 1TV tha se 4 për qind e rritjes ekonomike, mund të bëjë që qytetarët të ndjejnë se jetojnë më mirë.

Ai tha se në vitin e ardhshëm duhet me guxim të punojnë me atë që e dinë dhe posedojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se në lidhje me vendimet e vështira ai konsultohet edhe me njerëz tjerë, ndërsa veten e vlerëson si person të guximshëm.

“Në Maqedoni janë arritur zgjidhje shumë të rëndësishme, janë sjellur vendime të guximshme, Ligji i gjuhëve, marrëveshja me Bullgarinë dhe Greqinë dhe besoj se këto kanë benefitet për shtetin”, tha Zaev.

Ai tha se këto vendime politike mund t’i kushtojnë edhe me karrierë politike, por tha se shteti nuk duhet të vendoset në plan të dytë.