Zaev në takim me vreshtarët në Negotinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në takim me vreshtarët në Negotinë theksoi se gjatë tre viteve të kaluara treguan çka do të thotë kujdes i vërtetë për bujqit dhe bujqësinë, sepse është zgjidhur problemi shumëvjeçar i vreshtarëve të cilët kishin kërkesa nga Povardarie dhe Stefani dhe se për 8.000 denarë është rritur subvencioni për prodhuesit zhvillimorë të rrushit me sipërfaqe 1 deri 10 hektarë.

Zaev, i shoqëruar nga kandidatet për deputete Lolita Ristova dhe Ljupka Stojanova, theksoi se bujqësia është degë e rëndësishme e ekonomisë dhe se do të vazhdojnë investimet për të ardhura të reja nga trualli i frytshëm i Maqedonisë.

Duke folur për arritjet e deritanishme, Zaev tha se u rritën subvencionet, të cilat paguhen me rregull, me kohë he në mënyrë joselektive, ndërsa puna e bujqve vlerësohet.

“Për mandatin e ardhshëm mbështetjen financiare në bujqësi e planifikojmë në 200 milionë euro në vit, apo 800 milionë euro për tërë mandatin. Ky pra është kujdes i vërtetë për bujqit. Prandaj më 15 korrik bujqit do të zgjedhin subvencione më të larta, plasman të sigurt dhe më shumë pra në buxhetet e veta dhe nuk do të lejojnë askush sërish ta shkelë mundin e tyre”, konkludoi lideri i LSDM-së.