Zaev: Nuk pres intervenime në Kornizën negociuese për BE-në

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi sot se nuk pret ndërhyrje në Kornizën negociuese për anëtarësimin në BE, e cila tashmë është në tryezë.

“Është normale që në Preambulë qëndrojnë edhe Marrëveshja e Prespës edhe Marrëveshja për Fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, sepse ky është një detyrim i marrë nga ana jonë që të realizohet deri në fund ndër vitet në vazhdim. Sigurisht, Komisioni Evropian, i cili është përfaqësuesi i të gjitha vendeve-anëtare të BE-së, miratoi një kornizë negociuese dhe e detyroi vendin tonë dhe tërë legjislacionin evropian që ta përkthente në maqedonisht. Kjo është një punë e madhe për mua, që nënkupton edhe një herë njohjen e identitetit tonë dhe gjuhës sonë maqedonase. Komisioni maqedonas, vendet anëtare të BE-së, ky është fillimi i zyrtarizimit të gjuhës maqedonase në gjuhën zyrtare të BE-së, me të cilën ne fitojmë anëtarësim të plotë”, tha Zaev në një prononcim për mediat në Veles.

Lideri i LSDM-së tha se gjuha jonë do të mësohet në bibliotekat e kryeqyteteve të vendeve evropiane.

“Kjo në vetvete do të thotë ndezje e zjarrit maqedonas, i cili do të jetë si të gjitha kombet e veçanta dhe identitetet e konfirmuara dhe valorizuara në mënyrë të barabartë ashtu si Evropa di të bëjë”, tha Zaev.