Zaev për president të Maqedonisë

Gazetari dhe analisti Sasho Ordanoski në një kolumnë ka shkruar se Zoran Zaev do të kandidoj për president të Maqedonisë.

Ai thotë se ka shumë arsyje për të kandiduar dhe njëra nga këto është rejtingu i lartë në sondazhet e fundit të bëra nga agjenci dhe institucione të ndryshme në vend.

Odanovski thekson se njëra nga arsyet është edhe imazhi që do i përmirësohet me kandidaturën për cmimin Nobel për paqe, së bashku me kryeministrin grek Cipras.

Sipas tij, Zaev ka shanse për faktin se është kandidati më i mirë konsensual për faktin se gëzon mbështetjen e një numri të konsiderueshëm edhe të shqiptarëve.