Zaev: Zgjedhjet vazhdojnë, nuk ka arsye për shtyrje

Vallandovë, 3 korrik – Zgjedhjet vazhdojnë. Nuk ka kurfarë arsye për çfarëdo lloj shtyrje. Protokollet e sigurisë janë pranuar nga KSHZ-ja, janë miratuar nga OSBE/ODIHR-ja. Me të vërtetë janë bërë në mënyrë të përsosur dhe qytetarët nuk duhet të druajnë as për fushatën, e posaçërisht jo për ditën  votimit, kumtoi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai bëri thirrje të gjithë qytetarët të dalin për të votuar për arsye se, siç tha, kështu institucionet fitojnë legjitimitet.

Potencoi se koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM i cili plotësisht u përmbahet të gjitha protokolleve të sigurisë.

“Atë e bëjmë në mënyrë më serioze dhe të kujdesshme me numër të vogël njerëzish, deri 50 janë zakonisht në vende të hapura, të tjerët prej prapa janë në distancë të plotë të cilët vijnë në tubimet tona për shkak se jemi në ambiente të hapura, vijnë njerëzit. Jemi maksimalisht të përkushtuar ta organizojmë atë paraprakisht, kur bëhet fjalë për aktivitete në terren, e madje dje u ngjitëm në Ponikva që të jemi në ajër, në ambient të hapur dhe të gjerë. Gjithsesi dezinfektimi respektohet maksimalisht”, theksoi Zaev.

Paralajmëroi se edhe më tej do të kenë kujdes maksimal për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë shëndetësore të qytetarëve, dhe bëri thirrje për jehonë masive në zgjedhje më 15 korrik.