Zëvendës Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Avni Rustemi, mori pjesë në online takimin konsultativ, përmes platformës zoom me përfaqësuesit e “ARNO” – Shoqatës për Inovacion Social

Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes ARS dhe sektorit joqeveritar. Përfaqësuesit e “ARNO” përshëndetën gatishmërinë e zëvendës drejtorit për bashkëpunim, gjithashtu ndanë dhe përvojat e tyre. Ndër tjerash, nga “ARNO” theksuan nevojën për takime konsultative me sektorin joqeveritar dhe promovimin e sipërmarrjes sociale.

Zv.drejtori, z. Rustemi, falenderoi përfaqësuesit e “ARNO” për pjesëmarrjen në këtë takim online konsultativ dhe premtoi se shoqëria civile, siç janë organizatat rinore apo dhe organizatat që punojnë me të rinjë, do të gjejnë një partner serioz në ARS, ku qëllim kryesor do të jetë përmirësimi i standardit për të rinjtë e vendit tonë.

https://www.facebook.com/200415723313377/posts/3661674960520752/