Zëvendës ministri Nuhiu në Dibër: Qytetarët në rend të parë!

Zëvendës ministri i Punëve të brendshme, Agim Nuhiu, sot ka qëndruar në komunën e Dibrës, për të promovuar dhe përkrahur policinë e komunitetit. Zëvendës ministri Nuhiu përcolli gatishmërinë e policimit në komunitet, me mesazhin: Qytetarët në rend të parë.

Ja postimi i plotë i zv. Ministrit Nuhiu:

Gjate vizitës në Dibër përcollëm gatishmërinë tonë për konceptin e policimit në komunitet!
Qytetarët në rend të parë!
Respekte dhe mirënjohje për udhëheqësinë e Komunës së Dibrës dhe policinë lokale!