Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, në Drenas, me plot aktivitete

Me rastin e vizitës zyrtare të Zëvendës presidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në Drenas, gjatë ditës së dytë, zhvilloi shumë aktivitete, bën të ditur Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci i cili po e shoqëron këtë delegacion.

Z. Lladrovci, në rrjetin social e ka vlerësuar dhe falënderuar z. Wieland për vlerësimet dhe porositë e tij gjatë këtyre vizitave.

Ja postimi i z. Imer Lladrovci në fb:

“Dita e dytë e zv. Presidentit të Parlamentit Evropian, z. Wieland, në Drenas filloi me vizitën në Zabel, në xhaminë e fshatit, pastaj vizita në Prekazin legjendar dhe në fabrikën e Ferroniklit.
Porositë e mikut tonë janë tejet të vlefshme, ashtu si vlerësimet për historinë tonë, demokracinë dhe vlerat shtetndërtuese.
Po ashtu, takimi në Asamblenë e Drenasit dhe Kryetarin Lladrovci janë takime me vlerë për zhvillimin e komunës dhe vendit tonë.
Faleminderit miku ynë, Wieland!”