Zëvendësministri Nuhiu i njofton studentët me kompetencat operative kundër kriminalitetit kompjuterik

Se kriminaliteti kompjuterik, është sferë e interesimit të studentëve, dëshmon fakti i vizitës së studentëve të përzgjedhur të Universitetit të Tetovës në Ministrinë e Punëve të brendshme.

Pritje për studentët, organizoi zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, duke i njohur ata me kompetencat operative që ka sektori i Kriminalitetit kompjuterik dhe forenzikës digjitale.

Lidhur me këtë vizitë, zëvendës ministri Agim Nuhiu ka shkruar në rrjetin social fb:

“Studentët e përzgjedhur të Universitetit të Tetovës vizituan Sektorin për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale në Ministrinë e Brendshme.
Ata u njoftuan për kompetencat operative që ka ky sektor në pajtim me Ligjin për procedurë penale dhe qëllimin për t’i siguruar provat digjitale për veprat penale nga fusha e kriminalitetit kompjuterik!”