Zgjedhjet në Malësi: Deri në këto momente, jozyrtarisht Forumi Shqiptar ka fituar 3547 vota, kundrejt DPS-së me 1642 vota.

DCIM100MEDIADJI_0007.JPG

21:29 – Deri në këto momente, jozyrtarisht Forumi Shqiptar ka fituar 3547 vota, kundrejt DPS-së me 1642 vota.


21:02 – Sipas diçka më shumë se 60% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar është në epërsi kundrejt DPS-së.


20:43 – Jozyrtarisht mësojmë se në rreth 20% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar është lista me më së shumti vota.


20:31 – Jozyrtarisht mësojmë se në rreth 10% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar është lista me më së shumti vota.


20:05 – Në ora 20:00 janë mbyllë qendrat e votimit në Malësi.

Jozyrtarisht mësojmë se nuk janë evidentuar parregullsi që mund të rrezikojnë procesin e numërimit të votave.


18:30 – Sipas informatave të fundit, deri në ora 18 kanë votuar 61.3% e votusve të regjiastruar.

Vendet e votimit mbyllën në ora 20:00.


16:15 – Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve kanë njoftuar se deri në ora 16 kanë votuar 51.3% e votuesve të regjistruar.

Kryetari i KKZ-së Shtjefen Ujkiq ka deklaruar se deri me tani nuk janë shënuar parregullsi dhe se votimi po vazhdon i qetë.

Tridhjetë qendra të votimin janë hapur në ora 7, dhe do të mbyllën në ora 20:00.

Këto janë zgjedhjet e para lokale në Komunën e plotë të Tuzit.

Të drejtë vote në Malësi kanë 11.904 qytetarë.