ARTISTËT E KOMBIT NË MBËSHTETJE TË KRYEMINISTRIT TË PARË SHQIPTAR NË R.M.V

Pedagogu i njohur Zhani Ciko i cili për shumë vite drejtor artistik i orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit shqiptar, për një dekadë drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit shqiptar, i dekoruar me titullin “Ylli i artë akademik ndërkombëtar” dhe titullin “Mjeshtër i madh” ka një porosi për të gjithë shqiptarët. Duke qenë se shpirtërisht është i lidhur me të gjitha proceset e rëndësishme shqiptare ai me entuziazëm e ka pranuar idenë për kryeministër të parë shqiptar në RMV. Maestro Ciko kujton momentet kyçe në Maqedoni si: themelimi i universiteteve, kryetari i parë i Parlamentit, krijimi i institucioneve kulturore në vecanti themelimi i ansamblit kombëtar shqiptar, orientimin në Nato e BE qē janë pasqyrë e një pune të jashtëzakonshme për dinjitet dhe barazi. Përmes një videomesazhi ai iu drejtohet të gjithë shqiptarëve duke I ftuar që të bëhen bashkë dhe me 15 korrik të votojnë kryeministrin shqiptar sepse kështu do të realizohet ëndërra e brezave të tërë!