Zhduket 18 vjeçarja nga Tetova

Në stacionin policor në Tetovë është paraqitur personi me inicialet L.H., i moshës 71 vjeç, nga fshati Tenovë, i cili ka denoncuar rastin e zhdukjes së mbesës së tij 18-vjeçare me inicialet G.H.

Ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është bërë më e gjallë.
Denoncimi është bërë pardje dhe ende nuk ka ndonjë informacion për gjetjen e saj.

Policia ka marrë masat për gjetjen e të zhdukurës.