Zv.drejtori i Doganave, Buçi: Në Maqedoninë e Veriut nuk bëhet ripaketimi i mallërave serbe

Maqedonia më së tepërmi eksporton vajin miellin dhe produktet konditoriale, por kohëve të fundit shtohen dukshëm edhe derivatet e naftës, kështu ka deklaruar zvdrejtori i Doganave Irfan Buçi në emisionin debativ ‘Arti i financës’ në Klan Maqedoni.

Buçi më tej është shprehur se tregtisë së mallrave tanimë i është shtuar kontrolli, si pasojë e kontrabandës së mundshme të mallrave serbe përmes Maqedonisë Veriore.

Ai në këtë debat hodhi poshtë mundësinë e tregtimit në të zezë të mallrave serbe të cilat mbase mund të ri paketohen në Maqedoni, ndërsa ka shpjeguar se, sipas marrëveshjes së CEFTA-s, Maqedonia ka të drejtë që mallrat e papërpunuar që bizneset Maqedonase i blejnë nga Serbia dhe pas përpunimit të tyre, nga Maqedonia e Veriut, të kalojnë edhe për në Kosovë, por, ka ripërsëritur qëndrimin se kontrollet ndaj këtyre mallrave iu nënshtrohen kontrolleve të fuqishme.

Buçi deklaroi me këtë rast se pas taksës së vendosur nga Kosova për Serbinë, eksporti i mallrave Maqedoni Kosovë është rritur gati për 50 për qind. Zv.drejtori ka paralajmëruar po ashtu se në të ardhmen e shpejtë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të lirë të mallrave, do ndërtohen edhe pika tjera të përbashkëta doganore.