Zv. Drejtori i Doganës, Irfan Buçi, pret fëmijët me rastin e Ditës së Doganës

Me rastin e Ditës së Doganës, zv. Drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi, priti fëmijët e SOS fshatit vizituan Drejtorinë e doganave. Fëmijët kishin mundësinë të njoftohen me punën e doganës, vizituan sistemin kujdestar të doganës, muzeun e doganës si dhe morën pjesë në ushtrimin praktik për zbulimin e drogës përmes qenit të doganës.

Këtë lajm e konfirmon z. Buçi nëpërmjet një postimi në fb. Ja shkrimi i tij i plotë:

“SOT NE DOGANË PËR VIZITE NË DREJTORI ISHIN FËMIJËT E QENDRËS SOCIALE SOS
Me rastin e 14 prillit, ditës së Doganës, fëmijët e SOS fshatit vizituan Drejtorinë e doganave, ku u pritën nga nikoqiri, zv/drejtori Irfan Buçi. Ata kishin mundësinë të njoftohen me punën e doganës, vizituan sistemin kujdestar të doganës, muzeun e doganës si dhe morën pjesë në ushtrimin praktik për zbulimin e drogës përmes qenit të doganës.
Përveç kësaj, fëmijët vizituan edhe Aeroportin e Shkupit, ku u pritën nga shefja e njësisë doganore-Aeroport, Aleksandra Ilievska. Gjithashtu, ata morën pjesë edhe gjatë kontrollimit të udhëtarëve, ku u njoftuan me të drejtat dhe obligimet e udhëtarëve gjatë kalimit të kufirit.”