Zv.kryeministri Bujar Osmani nesër takim pune në Entin Shtetëror për Revizion

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin e Sekretariatit për Çështje Evropiane do të mbajnë takim pune në Entin Shtetëror për Revizion të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të së cilës do të mbajë takim me përfaqësuesit e Entit kryesuar nga Zëvendës revizori kryesor shtetëror, Naser Ademi.

Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, që kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave të Planit 18, sfidat lidhur me integrimet evropiane, si dhe “trak rekordi” i përshtatshëm i aktiviteteve nga zbatimi i reformave.

Zëvendëskryeministri Osmani dhe Zëvendës revizori kryesor shtetëror, Ademi do të kenë deklarata të përbashkëta për mediat, me fillim në ora 12:00.