Zv.kryeministri Osmani kokë më kokë me Dibranët

Sot, në Dibër, në takim me anëtarët e kryesisë së degës së BDI-së, për t’u njohur me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dibranë, ishte zv/kryeministri i Qeverisë së RM-së, z. Bujar Osmani.

Pasi u informua me të gjitha problemet e Dibrës, zv/kryeministri Osmani informoi anëtarët e degës me projektet dhe ndihmat që Qeveria e Maqedonisë, me insistim të BDI-së si pjesë e saj, ka dhënë për Dibrën dhe qytetarët dibranë gjatë viteve të fundit, ku ndër më të rëndësishmet dhe më me peshë që u përmendën dhe që u takojnë kohëve të fundit, ishin :
Fillimi i punimeve të sistemit të vaditjes, me vlerë prej 1.200.000 euro;
Ndihma në vlerë prej 950.000 euro që qeveria i dha Komunës së Dibrër për shlyerje të mbetjeve;
Miratimin e ndryshimit të dy emrave të shkollave, SHMK “28 Nëntori” dhe “Penestia”;
si dhe shumë projekt dhe politika punësimi që janë bërë në Dibër.
Në fund, të gjithë anëtarët e degës morrën premtimin nga zv/kryeministri Osmani se politikat zhvillimore në dobi të Dibrës do të vazhdojnë edhe më tej.