Zv.kryeministri Osmani sot takon sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu

Sot, (21. 01.2019 e hënë), në ora 15:00 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu, e cila për vizitë pune ndodhet në vendin tonë.

Para fillimit të takimit, është paraparë konferencë për shtyp në të cilën me deklarata fjalën e tyre do ta kenë Zëvendëskryeministri Osmani dhe Sekretarja e Përgjithshme Bregu

Me këtë rast ftojmë ekipet e Juaja ta ndjekin konferencën e përbashkët për shtyp dhe të marrin foto dhe video inserte të shkurta nga fillimi i takimi i cili do të pasojë menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp.