Zv. Ministri Agim Nuhiu: Ministria e Drejtësisë siguron avokat falas për një kategori qytetarësh

Zëvendës ministri Agim Nuhiu, sot ka deklaruar se nëpërmjet Programit të Ndihmës Juridike falas, një kategori e qytetarëve, do të kenë avokat që paguhet nga Ministria e Drejtësisë.

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu në shkrimin e tij në rrjetin social ka theksuar se kjo bëhet për të lehtësuar qytetarët dhe sigurimin e realizimit të të drejtave të tyre të garantuara, ashtu që shpenzimet hiqen nga ministria.

Postimi i zëvendës ministrit Nuhiu:

Ministria e Drejtësisë nëpërmjet Sistemit të ndihmës juridike falas ofron ndihmë juridike dhe siguron avokat mbrojtës për një kategori qytetarësh që do të paguhet nga buxheti i Ministrisë!
Gjuha juridike jo rrallë herë është e paqartë për një numër të madh të qytetarëve dhe të njejtët ballafaqohen me vështirësi gjatë realizimit të të drejtave të garantuara me ligj dhe për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore!

PërQasjeNëDrejtësi