Zv. Ministri Agim Nuhiu: U miratua Ligji për regjistrimin e popullsisë

Ligji i shumëpritur, për Regjistrimin e popullsisë, më në fund u miratua, këtë e konfirmon zëvendës ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili e bëri njoftimin në rrjetin social.

Këtë ligj, zv. Ministri Agim Nuhiu e konsideron si shumë të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët, prandaj ai kërkon që edhe duhet ndihmuar këtë proces, të përcaktuar tashmë edhe me ligj.

Z. Nuhiu, në rrjetin social ka shkruar si vijon:

Ligji për regjistrimin e popullsisë u miratua!
Të gjithë bashkë t’i ndihmojmë këtij procesi të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët!