Zv.ministri Çelaj në qeveri propozon Projekt-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin në ministrinë e Integrimit

Në Mbledhjen e Qeverisë, të cilën e kryesoi kryeministri Haradinaj, paraqita për miratim Projekt-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në këtë Ministri dhe nismën për Marrëveshjen financiare trepalëshe, Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë.

Të dy propozimet u miratuan.

Projekt-rregullorja krijon bazë më të konsoliduar të menaxhimit të detyrave dhe përgjegjësive brenda Ministrisë së Integrimit Evropian karshi institucioneve të linjës në procesin e integrimit evropian, paraprakisht ka marr pëlqimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave.

Marrëveshja financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2018, ka të bëj me zbatimin e programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar që financohet në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja mbulon çështjet si: Mbrojtja mjedisore, adaptimet ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut, Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe ajo natyrore, si dhe Rinia dhe arsimi me fokus në gjenerim të punësimit.