Zv. Ministri Nuhiu: Gjuha e urrejtjes është e dënueshme!

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka prekur sot një temë sensitive, atë të urrejtjes, në një deklarim në rrjetin social. Ai ka potencuar se “shpërndarja e ideve apo teorive me përmbajtje raciste dhe ksenofobike, me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së urrejtjes, paraqet akt të inkriminuar penal!

Zv. Ministri Agim Nuhiu, ka ftuar qytetarët që rastet e gjuhës së urrejtjes t’i paraqesin në stacionet e Policisë ose në adresën elektronike.

Ja postimi i Zv. Ministrit Nuhiu, në rrjetin social:

“Shpërndarja e ideve apo teorive me përmbajtje raciste dhe ksenofobike, me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së urrejtjes, paraqet akt të inkriminuar penal!
Në Ministrinë e Brendshme, gjatë vitit 2018, janë paraqitur 49 raste për gjuhë të urrejtjes!
Ftojmë qytetarët që rastet e tilla t’i paraqesin në stacionet e Policisë ose në adresën elektronike: cybercrime@moi.gov.mk”