Zv.ministri Nuhiu: Jo rezerva për procedurat civile online por ato penale

Zëvendës ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka cekur se seancat online për procedurat civile nuk kanë dilema se mungon barazia, ndërsa për ato penale, ka dyshime.

Këtë e ka bërë të ditur ai në një postim ku shprehet se pritet përfundimi që do të dali nga analiza e ekspertëve.

Ja postimi i tij:

Për organizimin e seancave gjyqësore online në procedurat civile dhe administrative nuk kemi ndonjë rezerve. Rezervat janë për seancat gjyqësore penale! Nuk jemi të sigurt se gjatë seancave online a do të kultivohet marrëdhënia dhe afirmiteti i nevojshëm midis avokatit dhe klientit të tij të ndaluar!? A vëhet në pikpyetje parimi i barazisë së palëve kur akoma ekzistojnë dyshime se nga ana e gjyqtarit më shumë respektohet pozita e prokurorit në raport me avokatin e palës së ndaluar. Për këtë gjë do të presim raportimet nga ekspertet e fushës!