Zv.Ministri Nuhiu realizoi takim me zyrtarë të Qendrës Monitoruese Europiane për Drogën

Zv.Ministri Agim Nuhiu sot në hapësirat e Qendrës Monitoruese Europiane për Drogën dhe varshmërinë nga droga, realizoi takim zyrtar me pjestarët e këti institucioni së bashku me zv.Ministrin Shëndetësisë Asim Musa.

Në takim u bisedua rreth çështjes së varshmërisë së të rinjëve nga droga si dhe për trajtimin e të gjithë të rinjëve të cilët konsumojnë substanca të ndryshme narkotike.

Nuhiu mbeti i kënaqur nga ky takim ku theksoi se edhe më tej do të vazhdoj bashkëpunimi mes Qendrës Monitoruese Europiane për Drogën dhe Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.

“Ne takimin me perfaqesuesit e Qendres monitoruese europiane per drogen dhe varshmerine nga droga, s’bashku me zv/ministrin e shendetesie z. Asim Musa shprehem percaktimet tona institucionale per intensifikimin e luftes kunder tregtise me droge dhe trajtimin e personave te varur nga perdorimi i substancave narkotike.” shkruan zv.Ministri Nuhiu në profilin e tijë zyrtar në facebook.