Zyrtarizohet subjekti më i ri politik në Maqedoni, ‘Partia populli’

Të nderuar përfaqësues të mediave elektronike dhe atyre të shkuara, kemi nderin t’ju informojmë juve si pasqyra më reale e informimit të popullit në Maqedoni se: Pas disa muajëve punë, konsulltime, aktivitete, dhe analizë të situatës reale politike në vend, e në veçanti pozicionit politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vendosëm dhe tanimë edhe regjistruam zyrtarishtë subjektin më të ri politik të shqiptarëve të Maqedonisë “PARTIA POPULLI”.

Iniciativa e “PARTIS POPULLI”, e cila përmbante mbledhjen e 1000 nënshkrimeve nga qytetarë të vendit, pastaj mbajtja e mbledhjes së Këshillit Themelues, u stolis me vendimin final të Gjykatës, si subjekti më i ri politik në vend. Në mbledhjen e Këshillit Themelor i cili u mbajtë në fillim të muajit shkurtë, u propozua që Kryetarë i kësaj nisme të jetë veprimtari i shquar, dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Maqedoni z.Xhelil Bajrami. Ky propozim pasi doli në votim, mori mbështetjen unanime të 529 anëtarëve të Këshillit, me çka edhe zyrtarishtë z.Xhelil Bajrami u zgjodhë kryetarë i PARTIS POPULLI. Këshilli poashtu solli vendim që, Kryetari i partisë të zgjedhë organet tjera të nevojshme për funksionimin e subjektit politik, të cilat do të kenë mandatin deri në mbajtjen e Kongresit të parë të Partisë.

Partia POPULLI është një parti politike konservatore e qendrës së djathtë, e cila si objektiv themelor ka garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave bazë të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë si dhe promovimin e vlerave të familjes, pronës, besimit, moralit, kulturës, traditës dhe historisë së çdo individi. Liria, drejtësia, barazia dhe besimi në Zot, janë në themel të platformës së kësaj partie, motoja e së cilës është; “Me Popullin, për Popullin!”.